Infektohen edhe tri bluza të bardha, Tirana ka mbi 68% të të prekurve

Infektohen edhe tri bluza të bardha, Tirana ka mbi 68% të të prekurve

11:13, 04/06/2020
A+ Aa A-

Në vendin tonë, brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 13 raste të tjera me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve rritet në 1197. Rastet e reja janë konfirmuar nga 282 testime të bëra.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, të infektuarit janë regjistruar: 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast në Shkodër. Po ashtu, njoftohet se janë testuar 39 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 3 raste, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

"Në 24 orët e fundit janë kryer 282 testime, nga të cilat janë konfirmuar 13 raste pozitive, përkatësisht, 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast në Shkodër. Janë testuar 39 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 3 raste, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik. Në Spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 23 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital, kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Në vendin tonë janë 266 persona aktivë me COVID-19, ku në Tiranë janë mbi 68% e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Kamëz, Krujë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1197 raste, ndërsa rreth 75% e të prekurve janë tashmë të shëruar", njoftoi MSH.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë- 183
Krujë- 23
Durrës- 15
Kamëz- 12
Shkodër- 11
Mat- 9
Lushnje- 6
Berat- 2
Fier- 2
Korçë- 1
Librazhd- 1
Mallakastër- 1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco