EMRAT/ Goditet grupi i trafikantëve, 11 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri

EMRAT/ Goditet grupi i trafikantëve, 11 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri

10:57, 04/06/2020
A+ Aa A-

11 persona, 2 prej të cilëve në Shqipëri, kanë përfunduar në pranga pas një operacioni të përbashkët të Policisë shqiptare dhe asaj italiane, pjesë e një grupi kriminal që operonte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike kokainë. Gjatë operacionit, nga Policia e Shtetit u kapën shtetasit Florjan Palaj, 32 vjeç, lindur në Shkodër dhe Ilia Deda, 49 vjeç, lindur në Cërrik.

Në operacionin në Shqipëri morën pjesë Departamenti i Policisë Kriminale, Interpol Tirana, DVP Tiranë, Elbasan e Shkodër, në bashkëpunim me Interfocën Italiane në Shqipëri dhe Interpol Romën.

NJOFTIMI ZYRTAR

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në Itali dhe Shqipëri u bë ekzekutimi i 11 urdhrave të arrestit të lëshuara për pjesëtarët e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, 9 prej të cilëve u kapën në Itali dhe 2 në Shqipëri.

Gjatë operacionit, nga Policia e Shtetit u kapën shtetasit F. P., 32 vjeç, lindur në Shkodër dhe I. D, 49 vjeç, lindur në Cërrik.

Gjykata e Hetimeve Para-Gjyqësore në Pistoia, Itali, ka lëshuar urdhër-arreste për 11 persona, ndërmjet tyre edhe këta dy shtetas, për veprën penale “Posedim dhe kontrabandim i paligjshëm i drogave, kryesisht kokainë” kryer në bashkëpunim. Maksimumi i dënimit 20 vjet burg.

Shtetasi F. P. ka luajtur rolin e tij si ndërmjetësues mes disa shtetasve shqiptarë të raportuar si blerës të pakove më kokainë, vepër penale të cilën e ka kryer në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ndërsa shtetasi I. D., duke vepruar në rolin e rishitësit të lëndës narkotike, në bashkëpunim me shtetas  shqiptarë dhe italianë ishte përgjegjës për mbledhjen dhe nxjerrjen në shitje të pakove me kokainë, sasi e siguruar dhe e ruajtur nga shtetas të tjerë shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco