VIDEO/ Sot në burg për abuzimin me 15-vjeçaren, shihni kur roja e shkollës u këndonte nxënësve

VIDEO/ Sot në burg për abuzimin me 15-vjeçaren, shihni kur roja e shkollës u këndonte nxënësve

09:39, 04/06/2020
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, lajmi i përdhunimit të një vajze 15-vjeçare nga Tirana, e cila ishte abuzuar seksualisht nga roja i shkollës, tronditi mbarë opinionin publik.

Hetimet zbuluan se ish-roja i shkollës, 65-vjeçari, Abaz Dogu, ua kishte shpërndarë videon intime edhe tre të rinjve, të cilët shantazhuan të miturën, duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me ta për një kohë të gjatë nga frika e publikimit të videos.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për rojen pedofil dhe për tre të rinjtë e tjerë të përfshirë në skandal.

Së fundmi JOQ ka publikuar një video ku Abaz Dogu shihet teksa këndon në një aktivitet festiv në shkollën, ku ishte roje më parë.
Pedofili 65-vjeçar ka marrë mikrofonin në dorë dhe shfaqet duke u kënduar nxënësve të shkollës 9-vjeçare këngën “Zemër” të Dhurata Dorës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

edukimi ne kohen e rilindjes 07/06/2020 17:00

Turp, cfar idiotesirash . Kush e ka drejtuar shkollen ne ate kohe kur kendonte ky I mallkuar , Turp per arsimin , cfar edukimi te kendoje roja pedofil ne mes te shkolles , Edhe pse mund te Mos kishin info per profilin e tij te dyshimte , si mund te lejohet ne nje aktivitet kulturor ne nje institucion arsimor te kendoje roja , ate mjafton ta shohesh ne foto dhe e kupton cfytyre maniaku ka . Keto dr arsimore kane dieni se ne cfar niveli zhvillohen dhe jane aktivitetet kulturore ne shkolla turp injorance dhe vulgaritet .

Shto koment

Denonco