Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Profesioni vrasës/ Në Itali gati libri për killerin shqiptar Julian Sinanaj

Profesioni vrasës/ Në Itali gati libri për killerin shqiptar Julian Sinanaj

21:48, 03/06/2020
A+ Aa A-

Një Itali një shtëpi botuese po përgatitet të nxjerrë në treg një libër i cili do ti kushtohet vrasësve me pagesë, por ku një vend të rëndësishëm do ti kushtohet edhe killerit shqiptar me pagesë, Julian Sinanaj.

Libri i cili do të titullohet ‘Sicario’ (Vrasësi me pagesë)  pritet të dalë së shpejti në treg.

Sipas medias italiane, Julian Sinanaj, është i lindur në Elbasan, më 17 shkurt 1983.

Ai nuk ka ndonjë shenjë të jashtëzakonshme. Madje askush nuk e vë re prezencën e tij.

Fytyra e tij është e padukshme, si të ishte transparente, si të kishte eksluzivitetin ta vetëfshinte për një çast pasi ta kishte parë dikush.

Sipas autorit, Sinani ishte killeri më i madh profesionist, nëse mund të thuhet kështu, në Evropë, një rekord, për një njeri që ka vrarë kaq shumë njerëz dhe që ka qenë gati e pamundur, edhe pasi u arrestua, të bëje një përmbledhje të krimeve të tij.

Një killer që nuk pranonte asnjë gabim në punën e tij.

I cili shkonte, qëllonte dhe fotografonte.

Filmonte viktimën me telefonin e tij, si një dëshmi për porositësin që e kishte punësuar.

‘Sicario’ libri i Andrea Gallit, kronist i ‘Corriere’, tregon historinë e Sinanaj dhe durimin e hetuesve.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco