Dokumenti/ Letra sekrete e Veliut: Kanabisi nuk po mbillet veç në parcela, por ...

Dokumenti/ Letra sekrete e Veliut: Kanabisi nuk po mbillet veç në parcela, por ...

21:33, 03/06/2020
A+ Aa A-

Në kohën kur në vend po flitet për shtim të kultivimit të kanabisit dhe prokurori i përgjithshëm Olsian Çela u shpreh se ky fenomen njohu rritje edhe gjatë 2019-ës.

Emisioni ‘Unpublished’ në Euronews Albania ka publikuar mbrëmjen e sotme një shkresë të drejtorit të përgjithshëm i policisë Ardi Veliu që u ka tërhequr vëmendjen vartësve të tij që në muajin janar për këtë çështje.

Në shkresën e publikuar, Veliu flet për informacione se grupet kriminale po përdorin jo vetëm tokë të hapur por edhe ambiente të mbyllura për kultivimin e kanabisit. Kreu i policisë shton se nga raportimet ditore vihet re se nuk po ushtrohen kontrolle të plota mbi territorin dhe zonat me ‘rrisk të lartë’ që po shfrytëzohen nga grupet kriminale.

Sipas ish-drejtuesit të policisë Ilir Gjoçi sa herë ka fushata mbjelljeje, në publik artikulohet teza e legalizimit.

Ai flet për një situatë shqetësuese dhe sipas tij Shqipëria nuk ka as integritetin dhe as kapacitetet për të menaxhuar.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco