Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Zjarri që tronditi në Tiranë mund të kishte qenë me pasoja të rënda

Zjarri që tronditi në Tiranë mund të kishte qenë me pasoja të rënda

21:13, 03/06/2020
A+ Aa A-

Zjarri në papafingon e një vile 4 katëshe, në Komunën e Parisit, pranë Kompleksit Dinamo, do të kishte qënë me të vërtetë i rrezikshëm dhe me pasoja të rënda, nëse do të kishte ndodhur paradite.

Kjo vilë, është një kopsht privat, dhe shumë i frekuentuar. Ka ambjente të jashtme me lojëra dhe shpesh aty kalojnë kohën në kafen ngjitur edhe banorë me të vegjlit e tyre.

Për fat, zjarri ka ndodhur pasdite vonë, kur kopshti dhe kafja ngjitur me të, ishin mbyllur. Banorët kanë mësuar nga hetimet fillestare të zjarrfikësve dhe policisë, se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. 4 zjarrfikëse rrethuan godinën dhe lagjen aty, ku u bllokua qarkullimi për gati 1 orë.

Kjo ngjarje, për fat pa pasoja, sjell edhe një herë në vemendje, mungesën e standarteve të sigurisë në ambjentet që janë kthyer në shkolla, kopshte apo çerdhe private, dhe na kujton nevojën e kontrolllit e mbikqyrjes së tyre, për të parandaluar tragjedi në të ardhmen.

Nga fotoja kuptohet qartë se papafingoja e katit të fundit, është shkrumbuar e gjitha, dhe vila është praktikisht tashmë, 3-katëshe./Mapo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco