Një aksident ka ndodhur rreth një orë më parë në rrugën e “Elbasanit”, në Tiranë pasi një makinë ka përplasur një drejtues biçiklete.
Policia në informacionin paraprak njofton se mjeti me drejtues shtetasin B.B., ka përplasur biçiklistin B.R., 22 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Informacion paraprak
Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:34, në rrugën e “Elbasanit”, në kryqëzim me rrugën “Qamil Guranjaku”, mjeti me drejtues shtetasin B.B., ka përplasur biçiklistin B.R., 22 vjeç, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net