VIDEO/ Godina në flakë në Tiranë shërbente si kopsht fëmijësh

VIDEO/ Godina në flakë në Tiranë shërbente si kopsht fëmijësh

19:41, 03/06/2020
A+ Aa A-

Një banesë disakatëshe mori flakë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Këto pamje tregojnë momentet kur flakët përpijnë çatinë e banesës.

Mësohet se godina shërbente si kopsht privat.

Ndërkohë në vendngjarje janë mbledhur banorë dhe kureshtarë, ndërsa zjarrfikësja po punon për fikjen e flakëve.

“Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Skender Luarasi” ka rënë zjarr në papafingon e një vile 4-katëshe, nuk ka problem për banorët pasi është bërë e mundur evakuimi në kohë. Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikëses, të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe Sherbimet e Pólicisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco