EMRAT/ Prodhim kanabisi dhe riciklim parash, tre shqiptarë dalin para gjykatës

EMRAT/ Prodhim kanabisi dhe riciklim parash, tre shqiptarë dalin para gjykatës

18:14, 03/06/2020
A+ Aa A-

Tre shqiptarë të identifikuar si Marigel Balla, Laert Duzha dhe Edi Miraka po ndiqen nga një gjykatë në Britani për pastrim parash dhe prodhim të lëndëve narkotike.

Të tre shqiptarët akuzohen se kishin planifikuar të kultivonin kanabis dhe në vazhdim u është sekuestruar një sasi droge me një vlerë 1 milion stërlina, për të cilat do të gjykohen deri në fund të vitit.

Procesi ndaj Marigel Ballës 25 vjeç, Laert Duzhës 31 vjeç dhe Edi Mirakës 31 vjeç, është shtyrë dy herë për shkak të krizës së Covid-19.

Prokuori Ian Ëest i ka kërkuar trupit gjykues: ‘të vendosë për datën e ardhshme të gjykimit’.

Të tre burrat shqiptarë janë deklaruar fajtorë për posedim të kanabisit, një drogës e klasit B.

Të tre shqiptarët e kanë mohuar akuzën e riciklimit të parave-para të cilat u gjetën në të njëjtën pronë në të njëjtën ditë,

Ndërkohë që Duzha dhe Miraka kanë mohuar prodhimin e kanabis midis 1 janarit dhe 27 shtatorit të vitit të shkuar.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco