E kishte lyer me yndyrë, arrestohet shqiptari me 1.5 kg kokainë të fshehur në....

E kishte lyer me yndyrë, arrestohet shqiptari me 1.5 kg kokainë të fshehur në....

15:18, 03/06/2020
A+ Aa A-

Ekipi special i Prokurorisë së Drogave të Autoritetit  Portual të Mykonos ka arrestuar një 28 vjecar shqiptar, i cili erdhi nga Pireu për të tregtuar kokainën në ishullin kozmopolit të erërave, Mykonos.

Shqiptari 28 vjeçar u kap mbrëmjen e së martës në orën 21:30, me orën lokale, në portin e Mykonos.

Nga kontrolli ushtruar tek i riu iu kap një sasi rreth 1.5 kilogramë pluhur të bardhë, kokainë. Drogën e “zonjës së bardhë” sic e cilëson  media greke, policia e portit gjatë kontrollit ia gjeti shqiptarit të fshehur në playstation. Autoriteti Portual, kishte më parë informacion për drogën që do të vinte në port.

Fillimisht nuk gjeti gje por iu desh të  vazhdonte kërkimin me qenin e trainuar, ku  e ndaluan dhe i kërkuan që ta kontrollonin. Shqiptari u tha atyre se nuk kishte gjë përvecse  kishte playstation për të luajtur lojëra, pa pasur disqe mbi të.  Zyrtarët e Portit të Zbatimit të Drogave hapën kutinë e lojërave playstation dhe gjetën një paketë të mbështjellë në disa shtresa mbështjelljeje plastike të  lyera  me yndyrë me qëllimim e vetëm që droga të mos zbulohej nga qeni. Sidoqoftë, ai nuk ia doli dot u prangos në vend. Tanimë pritet që ai të dërgohet në prokurori.

Informacioni i autoriteteve portuale flet për një person, i cili i përket një  bande  që me rastin e hapjes së sezonit turistik shërben për të tregtuar kokainë në klientelën e lartë të ishullit të erërave në Mykonos gjatë verës.     

https://www.protothema.gr/greece/article/1013018/mukonos-sunelifthi-dealer-pou-eihe-krupsei-ta-narkotika-sto-playstation/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco