Nga Delvina në Durrës për të grabitur karburantin, prangosen

Nga Delvina në Durrës për të grabitur karburantin, prangosen

14:04, 03/06/2020
A+ Aa A-

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Ata janë Xh. M., 23 vjeç dhe A. Ç., 22 vjeç, banues në Delvinë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. M., më datë 30.03.2019, kanë tentuar të vjedhin me armë në një karburant në lagjen nr. 13, Durrës

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Krujë

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, arrestuan shtetasit:

Xh. M., 23 vjeç dhe A. Ç., 22 vjeç, banues në Delvinë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. M., më datë 30.03.2019, kanë tentuar të vjedhin me armë në një karburant në lagjen nr. 13, Durrës, por ngjarja është parandaluar nga shërbimet e Policisë. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin e autorëve dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin J. M., ndërsa shtetasit Xh. M dhe A. Ç. kanë mundur të largohen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Sigurimi i mjeteve për vjedhje" dhe "Armëmbajtja pa leje".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco