Kërcënoi policin, dhe i dëmtoi makinën, arrestohet 46 vjeçari në Pogradec

Kërcënoi policin, dhe i dëmtoi makinën, arrestohet 46 vjeçari në Pogradec

12:23, 03/06/2020
A+ Aa A-

Eshtë arrestuar një person në Pogradec pasi ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë dhe i ka dëmtuar automjetin me sende të forta.

“I arrestuari është V. Q., 46 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec”, dekaloron policia.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Pogradec

Kanos për shkak të detyrës punonjësin e policisë dhe i dëmton automjetin me send të fortë, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Q., 46 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr. 1, ka kanosur gjatë ushtrimit të detyrës, me një send (shkarkues elektrik) specialistin e policisë së zonës shtetasin B. M., dhe ka dëmtuar me mjet të fortë automjetin tip “Mitsubishi” të këtij punonjësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco