Muaj përgjime hoteleve të prostitucionit, si i thërrisnin femrat 'në punë' 2 hotelierët

Muaj përgjime hoteleve të prostitucionit, si i thërrisnin femrat 'në punë' 2 hotelierët

11:12, 03/06/2020
A+ Aa A-

Dy pronarëve të hoteleve tek Bishti i Zhurit në Rrogozhinë, që u arrestuan nga Policia për shfrytëzim prostitucioni, iu kapën 350 mijë lekë, për të cilat grupi hetimor mendon se ka ardhur nga aktiviteti kriminal.

Ishin 5 gra të moshës 20-56 vjeçe që përdoreshin nga të arrestuarit,  Bujar Gjuzi dhe Fatmir Hoxha për prostitucion, kur kishte kërkesa nga klientët që u kërkonin dhomat.

Në këtë rast, ata kërkonin deri në 100 euro nga klientët dhe përfitonin 1/3 e pagesës që ai bënte për aktin.

Policia pas 7 muajsh vëzhgimesh ndërmori operacionin ‘Zhuri’ që çoi në pranga edhe pesë gratë që shfrytëzoheshin seksualisht si dhe një klient që u kap gjatë aksionit policor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco