Infektohet me koronavirus duke marrë tamponët punonjësja e DSHP në Krujë

Infektohet me koronavirus duke marrë tamponët punonjësja e DSHP në Krujë

10:46, 03/06/2020
A+ Aa A-

Një punonjëse e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Krujë është infektuar me koronavirus.

Siç mësohet,  rezultati i testit të saj ka dalë dy ditë më parë, ndërsa nga hetimi epidemiologjik është arritur në përfundimin se ajo u infektua duke marrë tamponët për koronavirusin tek pacientët e dyshuar në këtë zonë, shkruan abcnews.

Pasi ajo u konstatua me koronavirus, mësohet se është karantinuar edhe bashkëshorti i saj mjek, ndërsa testi i parë i tij ka dalë negativ.

Kjo është një ndër rastet e shumta të infektimit të personelit mjekësor në spitale apo qendra shëndetësore duke dhënë sërish alarmin për nivelin e lartë të prekshmërisë nga koronavirusi tek ta..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco