Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Zyrtare: 20 persona të tjerë të infektuar me koronavirus

Zyrtare: 20 persona të tjerë të infektuar me koronavirus

10:41, 03/06/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në vend janë konstatuar 20 persona të tjerë të infektuar me koronavirus. Prej tyre, 15 janë në Tiranë, 1 në Kamzë, 2 në Durrës dhe 2 në Krujë.

Dr. Mirela Cami bëri të ditur se 4 raste janë personel shëndetësor, kryesisht kontakte.

21 pacientë janë të shtruar në Infektiv dhe një prej tyre është i intubuar. Në të gjtihë vendin janë 253 persona aktivë me COVID-19. Janë shëruar 7 qytetarë në 24 orët e fundit.

Dr. Cami tha se në 24 orët e fundit janë kryer 297 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 15 raste në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz.

Janë testuar 65 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 4 raste.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.

Në Spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 172
Krujë 22
Durrës 15
Kamëz 12
Shkodër 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1184 raste.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.
Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (3 Qershor 2020)
Testime totale 16817
Testime molekulare 15365
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1184
Raste të shëruara 898
Raste Aktive 253
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cak03/06/2020 11:51

Ndërmjet shumë raportimeve hipokrite për pandeminë, më tërheq vëmendjen mburja e qeverisë se në Shqipëri mbi 70% e të infektuarve, janë "shëruar". Ndërkaq është thënë e stërthënë se vetëm diku 20% e të infektuarve kanë pasur simptoma e kanë qenë në gjendje të sëmurë, ndërsa pjesa dermuese e të "infektuarve" nuk ka pasur asnjë simptomë e kanë qenë si "kokra e mollës" plot shëndet. Por nëse këtyre personave me test ju është provuar prania e virusit, edhe kjo jo fort e sigurtë, e nuk kanë qenë asnjë ditë të sëmurë realisht, përse duhet ti quajmë "të shëruar" për meritë të qeverisë ? Përkundrazi, këta "të shëruar" të pa sëmurë, është qeveria që ju a ka rrezikuar shëndetin, duke i detyruar të mbyllen në karantinë në shtëpi, me pjestarë të moshuar e të sëmurë të familjes tek të cilët virusi bëhet më agresiv. Pas verifikimit se sa të infektuar vetëm nga virusi kanë qenë të sëmurë apo jo, besoj se do të vijë dita që të bëhen investigime e statistika se sa të sëmurë kanë gjetur vdekjen vetëm nga Covid /19, e tek sa të sëmurë e të moshur me sëmundje kronike, është bërë sebep virusi që ju a ka shkurtuar jetën.

Shto koment

Denonco