Arrestohen 2 biznesmenë në Rrogozhinë për prostitucion, 5 femra dhe klienti në moment intim

Arrestohen 2 biznesmenë në Rrogozhinë për prostitucion, 5 femra dhe klienti në moment intim

08:36, 03/06/2020
A+ Aa A-

Pas shtatë muajsh hetime, Policia dhe Prokuroria e Kavajës kanë vënë në pranga dy pronarë hotelesh në Rrogozhinë për shfrytëzim prostitucioni. Bashkë me ata janë arrestuar dhe pesë femra që ushtronin prostitucionin dhe një klient që u kap në momentin intim. Gjithçka u bë e mundur falë operacionit të koduar “Zhuri”, sipas zonës ku ndodhej hoteli që kishin në pronësi.

Policia e Kavajës, pasi kishte siguruar të dhëna se disa femra shfrytëzoheshin për prostitucion nga dy pronarë hotelesh, kanë regjistruar procedimin penal në Prokurori dhe nën drejtimin e saj, pas 7 muajsh hetime siguruan prova për dokumentimin e këtij aktiviteti kriminal.

Në këtë kuadër, Policia dhe Prokuroria e Kavajës në bashkëpunim me Sektorin e Forcave Operacionale Tiranë zhvilluan operacionin "Zhuri" dhe ekzekutuan masat e sigurisë të lëshuara nga Gjykata ndaj shtetasve:

B.Gj, 61 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”. Akuzohet për "Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Mbajtje e lokaleve për prostitucion". Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur”Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë.

F.H, 58 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”. Akuzohet për "Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Mbajtje e lokaleve për prostitucion". Edhe ai është pronar hotelit në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë.

U arrestuan 5 femra me iniciale M.M, D.M, G.D, Q.R dhe V.M me masë sigurie “Arrest në burg” me akuzën “Prostitucion”.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë edhe një burrë me iniciale R.L, banues në Divjakë, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e hotelit në pronësi të të arrestuarit B.Gj, duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me shtetasen Q.R.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 370.000 lekë të reja, të përfituara nga shfrytëzimi i këtyre shtetaseve për prostitucion, 7 telefona celularë dhe një autoveturë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion“ dhe “Prostitucioni“.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco