Rreziku për të prodhuar ngjarje kriminale/ Familja e 15-vjeçares së abuzuar largohet nga Paskuqani

Rreziku për të prodhuar ngjarje kriminale/ Familja e 15-vjeçares së abuzuar largohet nga Paskuqani

22:05, 02/06/2020
A+ Aa A-

Familja e vajzës së abuzuar seksualisht në zonën e Paskuqanit është mbajtur nën monitorim për shkak se ekzistonte rreziku për të prodhuar ngjarje kriminale, për shkak të afërsisë që kishin me familjen e abuzuesit.

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e  “Aleancës së Grave Deputete”, drejtoresha e Përgjithshme e Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Merita Xhafaj deklaroi se autoritetet kanë vendosur të zhvendosin të gjithë familjen e vajzës nga zona e Paskuqanit.

“Vajza sot është në rrezik për krim pasi brenda një hyrje në pallat, në katin e dytë banon dhunuesi dhe djemtë e tij rrinë te shkallët, dhe në katin e 3 banon familja me vajzën. Është duke u dhënë ndihma mjeko ligjore, që nga ora 12 e drekës pranë qendrës “Lilium” ku do të strehohet për 72 orë. Ndërkohë pas shumë përpjekjesh me familjen, më në fund ka pranuar që të lëvizë nga Paskuqani dhe të vijë në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco