Gjendet i mbytur 37-vjeçari në Durrës

Gjendet i mbytur 37-vjeçari në Durrës

21:28, 02/06/2020
A+ Aa A-

Një person është gjetur i mbytur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, rreth orës 19:40, në sektorin “Rinia”, në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit, është konstatuar i mbytur shtetasi A.B., 37 vjeç, banues në sektor “Rinia”.

''Më datë 02.06.2020, rreth orës 19:40, në sektorin "Rinia", në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit, është konstatuar i mbytur shtetasi A.B., 37 vjeç, banues në sektor "Rinia", thuhet në njoftimin e policisë.

Pas nxjerrjes në trupit në breg nga shërbimet e Policisë dhe nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco