Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

'Ti je Bujari?'/ Atentati në Laç, dyshimet për vrasës me pagesë

'Ti je Bujari?'/ Atentati në Laç, dyshimet për vrasës me pagesë

20:26, 02/06/2020
A+ Aa A-

Të tjera detaje zbardhen në lidhje me atentatin e ndodhur në orët e vona të së shtunës, në ambientet e jashtme të një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë. Nga atentati mbetën të vdekur biznesmeni Bujar Hasani alias Lika, dhe Paulin Gjergji alias Markaj i cili (ndërroi jetë një ditë më vonë në spital) si dhe u plagos 21-vjeçari Kreshnik Tusha. Ky i fundit dyshohet si një nga autorët kryesorë të ngjarjes.

Burime për mediat bëjnë me dije se 4 dyshohet të kenë qenë personat që kanë hapur zjarr ndaj dy biznesmenëve. Kamerat e sigurisë të biznesit ku ndodhi ngjarja kanë filmuar gjithçka, ndërkohë në pamjet filmike tregohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe të veshur si policë.

Ka shumë dyshime se ky atentat ka qenë i mirëorganizuar dhe paguar nga persona të tjerë, që kanë konflikte me Bujar Hasanin dhe Paulin Gjergjin. Po të njëjtat burime, bëjnë me dije se autorët kanë thirrur në emër Bujar Hasanin alias Lika, duke i thënë: “Ti je Bujari?”, e më pas kanë qëlluar drejt tij duke e lënë të vdekur në vend. Dyshohet se autorët kanë lidhje me familjet në Nikël, ku nuk përjashtohet pista e vrasësve me pagesë nga kjo zonë.

Si ndodhi ngjarja në orët e vona të 30 majit

Teksa Bujar Hasani alias Lika dhe Paulin Gjergji alias Markaj, ndodheshin përpara një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, disa persona janë afruar në hollin përpara hotelit duke qëlluar me breshëri. Deri më tani si autor i përfshirë në ngjarje është vetëm Kreshnik Tusha, 21-vjeçari i cili mori tre plumba në këmbë si pasojë e kundërpërgjigjes me armë nga viktima Bujar Lika. Në këtë moment, autorët largohen nga vendngjarja, ndërsa Tusha, me tre plumba në këmbë, është dërguar nga familjarët e tij drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka shoqëruar mbi 30 persona lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Gjorm të Kurbinit.
Pritet që në ditët në vijim Kreshnik Tusha person i papunë nga Laçi, të merret në pyetje dhe t’i caktohet masa e sigurisë nga Gjykata e Kurbinit. Ende policia dhe prokuroria e Laçit nuk ka një version zyrtar se kush ishte objektivi i këtij sulmi me armë, që përfundoi me dy të vrarë.

Mësohet se i përfshirë në ngjarje është dhe një person i pestë, i cili ende nuk është identifikuar. Dyshohet se roli i tij ishte të vëzhgonte dy biznesmenët dhe lëvizjet e tyre përpara se të kryhej atentati. Një atentat në dukje i mirëorganizuar./Mapo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco