Policia: 20-vjeçari nga Siria u rrëzua nga kati i tretë i ish-hotel Vollgës, ende s'i dihet emri Policia mbulon trupin e viktimës në vendin e ngjarjes

Policia: 20-vjeçari nga Siria u rrëzua nga kati i tretë i ish-hotel Vollgës, ende s'i dihet emri

14:11, 02/06/2020
A+ Aa A-

Pas hetimeve, Policia e Durrësit deklaroi sot se 20-vjeçari nga Siria, që u gjet i vdekur pranë ish-hotel Vollgës, ka rënë nga godina e braktisur ku strehohej me disa shokë të tij. Njolla gjaku u gjetën pranë trupit. Dyshime u ngritën se ishte vrarë për t'u grabitur, por grupi hetimor ka dalë në përfundimin se i riu është rrëzuar nga kati i tretë i ish-hotel Vollgës dhe ka gjetur vdekjen nga përplasja e fortë në rrugë. 

Në godinën e pabanueshme ku qendronte, u gjetën sendet e tij personale dhe telefoni celular. Por, ende nuk dihet emri i të riut dhe Policia po punon për ta identifikuar atë.

Në njoftimin e Policisë thuhet"

Më datë 02.06.2020, në orën 06:30, në lagjen nr. 1, Durrës, është gjetur i pajetë një shtetas sirian, rreth 20 vjeç, i cili dyshohet të ketë rënë nga kati i 3-të i ish-hotel Vollga, aktualisht i pabanueshëm, në të cilin ai strehohej. Nga këqyrja e ambientit u gjendën disa sende personale dhe telefoni  i tij.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe ekspertiza e mjekësisë ligjore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të rënies nga lartësia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco