Abuzimi me 15-vjeçaren, shokon drejtori i shkollës: Roja punonte pa kontratë, nuk jam unë...

Abuzimi me 15-vjeçaren, shokon drejtori i shkollës: Roja punonte pa kontratë, nuk jam unë...

14:11, 02/06/2020

Drejtori i shkollĂ«s nĂ« TiranĂ«, ku roja abuzonte seksualisht me njĂ« 15-vjeçare, ka bĂ«rĂ« njĂ« deklaratĂ« shokuese, nĂ« njĂ« lidhje telefonike pĂ«r emisionin “Me ZemĂ«r tĂ« Hapur”, në News24.

Drejtori i shkollĂ«s mohoi qĂ« babai i vajzĂ«s t’i jetĂ« ankuar pĂ«r rojen e shkollĂ«s, ndĂ«rsa shtoi se ky i fundit punonte pa kontratĂ« pune.

Sipas drejtorit, rojes së shkollës nuk i është ndërruar turni dhe as është hequr nga puna nga ai, pasi vendosin organet kompetente për të.

Pyetje: Babai i vajës iu është ankuar për rojen, çfarë masash keni marrë?

Drejtori i shkollës: Ngjarja për të cilën flisni është për një periudhë të shkuar. Nga informacioni që kam mbledhur, pasi unë jam vënë në dijeni vetëm kur është publikuar, nuk ka pasur asnjë ankesë për ish-rojen dh e ish-nxënësit. Nuk ka ardhur babai i vajëz për një sjellje anormale, se po të kishte ardhur një gjë do të ishte bërë.

Pyetje: Djali i rojes ka ardhur dhe iu ka kĂ«rkuar t’i ndĂ«rroni turnin?

Drejtori i shkollës: Këto janë çështje familjare. Nuk është ndryshuar kategorikisht turni i rojes.

Pyetje: Pse u mjaftuat vetëm me heqjen nga puna?

Drejtori i shkollĂ«s: Nuk e kam hequr unĂ« nga puna. ËshtĂ« pushteti vendor qĂ« e bĂ«nĂ«. ËshtĂ« i pasaktĂ« dhe i pavĂ«rtetĂ« pohimi se kam ndĂ«rruar turnin dhe kam shkarkuar rojen. Ka njĂ« vit qĂ« ky roje Ă«shtĂ« larguar nga shkolla jonĂ«. MĂ« 30 korrik tĂ« 2019 ai nuk ka qenĂ« mĂ« nĂ« shkollĂ«.

Pyetje: Kush është arsyeja e largimit?

Drejtori: Ai është zëvendësuar nga organet kompetente.

Pyetje: Këto prindër pse paguajnë para për rojen e shkollës?

Drejtori: Janë kontribute. Brenda hapësirës së shkollës fëmijët kanë qenë plotësisht të sigurt.

Pyetje: Kush janë kriteret që duhet të plotësojë një roje shkolle?

Drejtori: Kriteret i përcakton organi përkatës, nuk i përcaktoj unë. Unë nuk kam asnjë udhëzim që përcakton kriteret, nuk jam unë punëdhënësi për atë person.

Pyetje: A ke pasur një mekanizëm, si ke funksionuar ti që të dish si trajtohen nxënësit nga roja?

Drejtori: Roja ka ushtruar detyrën pa një kontratë pune. Ju po deformoni procesin. Lërini organet komptente të flasin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco