VIDEO/ Abuzimi me të miturën, roja dhe një prej bashkëpunëtorëve më duar ‘në kokë’ në Gjykatë

VIDEO/ Abuzimi me të miturën, roja dhe një prej bashkëpunëtorëve më duar ‘në kokë’ në Gjykatë

13:14, 02/06/2020

Abas Doku dhe një prej të rinjve që bashkëpunoi për të abuzuar të miturën 15- vjeçare janë paraqitur sot para Gjykatës së Tiranës.

Kokë ulur dhe duke e fshehur fytyrën, të dy qëndrojnë në bankën e të akuzuarve për abuzimin seksual për mbi një vit me 15- vjeçaren e cila jetonte në Babrru.

Abas Doku abuzonte me të miturën që kur ishte roje shkolle aty ku studionte dhe vajza, më pas e përndiqte, e ka dhunuar dhe e ka përdhunuar duke i regjistruar edhe video intime për shantazh. Prej kohësh e mitura e mbante sekret përdhunimin dhe shantazhin derisa disa ditë më parë vendosi të bëjë kallëzim.

Policia reagoi duke shoqëruar Abas Dokun dhe duke zbuluar edhe 3 të rinjtë bashkëpuntorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco