FOTO/ Policia greke kap 20 kg marihuanë në Arta, shoferi është 'i huaj' Droga e kapur nga policia greke

FOTO/ Policia greke kap 20 kg marihuanë në Arta, shoferi është 'i huaj'

12:40, 02/06/2020
A+ Aa A-

Policia në perëndim të Greqisë ka kapur më shumë se 20 kilogramë marihuanë dhe  ka arrestuar dy të dyshuar me akuzën e kontrabandës.

Droga u gjet në bagazhin e një makine që u largua kur iu kërkua të ndalonte nga Policia në qytetin e Artës për kontroll. Sipas njoftimit për shtyp të së martës nga Policia Helene (ELAS), Policia e Prefekturës së Artës kishte qënë në kërkim të mjetit.

Shoferi i makinës, i identifikuar vetëm si shtetas i huaj, u përpoq t'i shmangej oficerëve, por u ndalua më vonë në zonën e Angelokastro dhe u arrestua. Nga kontrolli i automjetit u zbuluan 20.5 kilogramë marihuanë të ndarë në 20 pako.

Policia më vonë arrestoi pronarin e makinës, në Amaliada, në prefekturën e Ilia. Edhe ai akuzohet për trafik droge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco