Aksident fatal i shoferes në Tiranë, ndërron jetë kalimtarja 67-vjeçare

Aksident fatal i shoferes në Tiranë, ndërron jetë kalimtarja 67-vjeçare

11:56, 02/06/2020
A+ Aa A-

Një aksident fatal ka ndodhur paraditen e sotme në Allias, në Tiranë, rreth orës 10:00. Një vajzë me iniciale E.S. 28 vjeçe, ka aksidentuar rëndë një zonjë, kalimtare, 67 vjeçe. Zonja Xh.Ll më pas ka ndërruar jetë në spital.

Policia njoftoi se drejtuesja e makinës u shoqërua në Komisariatin nr. 4.

“Rreth orës 10:00, në Allias,- bëri të ditur Policia, -  mjeti me drejtuesen shtetasen E.S, 28 vjeçe, ka aksidentuar kembesoren Xh.Ll., 67 vjeçe, e cila pasi eshte transportur per ne spital fillimisht ne gjendje te qendrueshme, ka nderruar jete me vone.

Drejtuesja e mjetit është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe percaktimin e shkakut të vdekjes pasi nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dëmtimi në trup.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco