VIDEO/ Thyen me makinë derën e komisariatit, ishte i armatosur….

VIDEO/ Thyen me makinë derën e komisariatit, ishte i armatosur….

11:48, 02/06/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë është shënuar gjatë ditës së sotme në Elbasan.

Një makinë me shpejtësi të madhe, në dukje si aksident, ka shpërthyer derën e komisariatit të policisë.

Mësohet se nuk ka të lënduar.

Personi që drejtonte makinën është Bledar Lazareni, i cili nuk ka precedentë të tjerë.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të DVP Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së.

Ky shtetas, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco