Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Prangosen 7 persona në Tiranë, ja me çfarë akuzash

Prangosen 7 persona në Tiranë, ja me çfarë akuzash

11:14, 02/06/2020
A+ Aa A-

Policia në kryeqytet, në 24 orë, ka vënë në pranga 7 persona për kryerjen e veprave të ndryshme penale.  Një prej këtyre personave ishte shpallur në kërkim.

Po ashtu, njoftohet se janë proceduar penalisht edhe tre qytetarë të huaj.

Kështu, në pranga ka rënë 29-vjeçari M.A i cili akuzohet të ketë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, por edhe gjatë kontrollit fizik të kryer nga policia iu gjet 18.6 gram kanabis. Po ashtu, për kalimin e paligjshëm të kufirit janë proceduar penalisht, sirianët R.H. A.M. dhe M.L.

Është arrestuar në flagrancë edhe 32-vjeçari F.L, i dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Nga ana tjetër në pranga është vënë edhe 33-vjeçari H.T. pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës si dhe vajzës së tij të mitur. Tre qytetarë të tjerë janë vënë në pranga pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi:

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

Procedohen penalisht edhe 3 shtetas të huaj sirian.

Sherbimet e Komisariatit Nr.3 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ““Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit” , të shtetasit të huaj sirian M. A., 29 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18.6 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” edhe shtetasit sirian R.H. A.M. dhe M.L.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.L., 32 vjeç, i dënuar më pare, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhuna në familje”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasit H.T., 33 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj nënës si dhe vajzës së tij të mitur.

—–

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Gj. L., 40 vjeç, pasi tek Rrethrrotullimi I Tegut është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.58 mg/l;

– E. C., 40 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l;

– M. S.,53 vjeç, pasi në rrugën “Donald Trump” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi S.G., 46 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco