COVID-19 prek Kategorinë Superiore, infektohet një futbollist

COVID-19 prek Kategorinë Superiore, infektohet një futbollist

09:55, 02/06/2020
A+ Aa A-

Dyshohet për futbollistin e parë të Superiores të infektuar me Covid.

“Procesi Sportiv” raporton se një lojtar i skuadrës së Bylisit ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe virusin e ka marrë në Shkodër, ku ka qenë ditët e fundit. Emri i futbollistit nuk bëhet i ditur për shkaqe privatësie.

“Një futbollist i Bylis rezulton pozitiv me Covid-19. 24 orë para rifillimit te kampionatit dhe ndeshjes Bylis-Tirana, e programuar për t’u luajtur të mërkurën në orën 17:00, një lojtar i klubit nga Mallakastra ka dalë pozitiv. Nga informacionet paraprake mësohet se lojtari ditët e fundit ka udhëtuar drejt Shkodrës, nga ku mendohet se ka rënë në kontakt me virusin. Hetimi epidemiologjik vijon”, shkruan “Procesi Sportiv”.

I vetmi shkodran te Bylisi është Eridon Qardaku, por nuk ka asnjë konfirmim nëse ai është futbollisti i prekur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco