Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe Durrës tërmet

Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe Durrës

22:30, 01/06/2020
A+ Aa A-

Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe Durrës janë regjistruar mbrëmjen e sotme.

Tërmeti me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, e ka pasur epiqendrën në detin Adriatik. Ndërsa sipas IGJEUM, magnituda ka qenë 3.4 dhe me epiqendër në Lalëz.

Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë dhe Durrës, ndërsa thellësia e tij ka qenë 10 km.

Sipas asaj që publikon faqja e specializuar, EMSC, epiqendra e lëkundjeve ka qenë 21 km në veri-perëndim të qytetit të Shijakut dhe 39 km në veri-perëndim të Tiranës.

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco