EMRI/ Prangoset pranë teleferikut tepelenasi i kërkuar

EMRI/ Prangoset pranë teleferikut tepelenasi i kërkuar

15:54, 01/06/2020
A+ Aa A-

Mesditës e sotme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për lëvizjen e një personi të shpallur në kërkim, i cili qarkullonte me dokument të falsifikuar për t’iu shmangur identifikimit nga punonjësit e policisë është organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Teleferiku’.

Si rezultat i mirorganizmit, në vendin e quajtur ‘Rruga e Teleferikut’ është bërë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim Julian Çela, 30 vjeç, banues në Tepelenë.

Ky person ishte person i shpallur në kërkim, pasi në vitin 2015, Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë’.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet një dokument i falsifikuar, me fotografinë e tij dhe  të dhënat e vëllait të tij, me qëllim që t’i shmangej identifikimit nga ana e punonjësve të Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco