Aksidenti në në Burrel, pesë persona të lënduar

Aksidenti në në Burrel, pesë persona të lënduar

15:18, 01/06/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Burrel-Klos. Raportohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 5 persona.

Në aksident janë përfshirë aksident automjetet me targa AA 460  CU dhe AA 208 AI. Ndërsa, të lënduar kanë mbetur drejtuesit e dy mjeteve H.K e B.H si dhe tre pasagjerë.

Të lënduarit  ndodhen në spitalin e Burrelit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po hetohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Burrel/ Informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë njoftim se në aksin rrugor Burrel-Klos, ka ndodhur një aksident rrugor, duke shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se janë përfshirë në aksident automjetet me targa AA 460  CU dhe AA 208 AI, dhe si pasojë janë dëmtuar  drejtuesit e mjeteve shtetasi H. K.,  dhe shtetasja B.H,  si dhe 3 pasagjer,  të cilët ndodhen në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /abcneës.al/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco