Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Koronavirusi në QSUT, i infektuar mjeku kardiolog…

Koronavirusi në QSUT, i infektuar mjeku kardiolog…

12:26, 01/06/2020
A+ Aa A-

Është konfirmuar pozitiv nga koronavirusi një mjek kardiolog në shërbimin e sëmundjeve të brendshme në QSUT. Mjeku kardiolog është një nga 4 rastet e infektuara në Tiranë, që u raportuan nga Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme.

Gjatë javës së fundit, u raportua për infektimin e personelit mjekësor në QSUT, në repartin e Infektivit, por jo vetëm.

Ekspertët e shëndetit njoftuan se infektimi i personelit u bë për shkak të thyerjes së protokollit të sigurisë në ambientet spitalore.

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 6 raste të reja, duke e çuar numrin total në 1143 të prekur.

Njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë: 

“Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga të cilat janë konfirmuar 6 raste pozitive, përkatësisht janë 4 në Tiranë (nga të cilët një personel shëndetësor), 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat.

Të identifikuarit pozitivë për Covid19 në 24 orët e fundit janë kontakte dhe raste të reja, për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik.

Aktualisht po trajtohen 28 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1143 rast e të konfirmuara. Aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco