Gjoba nga burgu/ OFL i dërgoi formular, ja kush është tmerri i biznesmenëve

Gjoba nga burgu/ OFL i dërgoi formular, ja kush është tmerri i biznesmenëve

12:08, 01/06/2020

OFL i dërgoi sot formularin për deklarimin e pasurisë Aleks Priftit, një personazhi që u arrestua më bujë në gushtin e vitit 2017 pasi kishte kryer një mori grabitjesh në Shqipëri dhe Belgjikë.

Në momentin e arrestimit të tij, policia kishte dokumentuar të paktën shtatë grabitje të Priftit në Shqipëri, ndërsa dosja e tij është shumë më voluminoze në Greqi dhe Belgjikë.

Dyshohet se 41-vjeçari e kishte kryer aktivitetin kriminal në Belgjikë përgjatë viteve 2005-2007.

Por ndërsa hetohej nga belgët, ai i humbi gjurmët. Disa muaj para arrestimit të tij nga policia shqiptare, një grup prokurorësh belgë zbarkuan në vendin tonë, në kuadër të hetimeve të nisura ndaj Priftit, i cili dyshohej si autor i të paktën 100 grabitjeve me armë dhe për një vjedhje me dhunë me pasoje vdekjen e një shtetaseje belge.

Nga verifikimet ka rezultuar se nĂ« 2008, Aleks Prifti, Ă«shtĂ« dĂ«nuar nĂ« Greqi pĂ«r “Vjedhje me dhunĂ« dhe goditje pĂ«r shkak tĂ« detyrĂ«s tĂ« njĂ« punonjĂ«si policie”.

Burimet policore thanë se edhe gjatë kohës që ishte në burg në Greqi, dyshohet se ai kërcënonte biznesmenë në Urën Vajgurore, duke iu vënë gjoba.

Policia dyshon se ai e kryente aktivitetin kriminal në bashkëpunim me vëllain, i cili u arrestua në qershor 2017, për gjobëvënie.

Pas përfundimit të dënimit, në qershor 2017, Aleks Prifti është dëbuar nga Greqia e fill sapo ka hyrë në territorin shqiptar, ai rinisi aktivitetin e tij kriminal, duke grabitur karburante dhe biznese të ndryshme.

Përgjatë muajve të verës, Prifti kreu 7 grabitej deri në arrestimin e tij në gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco