Krim për kanabisin? Detaje brutale nga vrasja e rojes në Himarë

Krim për kanabisin? Detaje brutale nga vrasja e rojes në Himarë

11:45, 01/06/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Himarë, aty ku ngeli i vrarë Ylli Luçaj, 65- vjeçari që punonte si roje i rrugës së re në në fshatin Kuç.

News24 se roja u qëllua 7 herë në kraharor, teksa në vendngjarje kishte 14 gëzhoja.

Vendi ku u vra nuk ishte shumë larg vendit ku punonte. Ai u gjet nga i biri, i cili doli ta kërkonte 24 orë pasi ai ishte zhdukur.

Madje Luçaj kishte edhe shenja plagësh në trup prej kafshëve të egra në pyll.

Tashmë si pistë hetimi është edhe ajo e kultivimit të kanabisit për shkak se ai u gjet i vdekur në një zonë pyjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco