Sërish vatra të reja/ Ja si zgjerohet harta e koronavirusit në vend

Sërish vatra të reja/ Ja si zgjerohet harta e koronavirusit në vend

11:08, 01/06/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me koronavirusi në Shqipëri, duke e çuar në 1143 numrin e rasteve të konfirmuara në vendin tonë.

Katër raste të reja janë në Tiranë, një në Durrës dhe një në Mat. Rastet e reja janë kontakte të mëparshme, por edhe vatra të reja. Aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID-19. 

"Të identifikuarit pozitivë për COVID-19 në 24 orët e fundit janë kontakte dhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik.

Aktualisht po trajtohen 28 të prekur në Spitalin Infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1143 rast e të konfirmuara. Aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë," deklaroi MSH.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë-147
Durrë-28
Krujë-17
Shkodër-10
Kamëz-10
Mat-9
Lushnje-6
Berat-2
Fier-2
Korçë-1
Librazhd-1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco