Ngacmohet seksualisht 12-vjeçarja: Mamaja denoncon 66-vjeçarin

Ngacmohet seksualisht 12-vjeçarja: Mamaja denoncon 66-vjeçarin

10:12, 01/06/2020
A+ Aa A-

Një tjetër rast i ngacmimeve të të miturve ka ndodhur në vendin tonë, e më konkretisht në qytetin e Vlorës. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se në datën 30 maj në Policinë e Vlorës ka shkuar nëna e vajzës 12-vjeçare, së bashku me vajzën, banore e lagjes Kushtrimi pranë Hipotekës.

Ato kanë bërë denoncim për shtetasin S.S, 66-vjeç, pasi ky i fundit ka ngácmuar seksualisht vajzën e mitur. Vajza, pasi është përballur disa herë me ngácmimet e të moshuarit, ka shkuar dhe i ka rrëfyer nënës.

Pas marrjes së kallëzimit, pòlicia ka bërë dokumentimin e ngacmimit sèksual. S.S e ngacmonte të miturën me fjalë banale dhe i ofronte lekë nëse kjo do e lejonte ta prekte. Policia më pas ka shoqëruar të dyshuarin dhe fëmija është trajtuar me psikolog të autorizuar nga prokuroria. 66-vjeçari gjendet aktualisht nën arrest.

66-vjeçari punonte si roje në Kadastrën e Vlorës dhe vajza jetonte pranë hipotekës. Rasti është referuar në shërbimin social, por nëna nuk ka pranuar ndihmë për të mos u identifikuar rasti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco