Djali i përdhunuesit të 15-vjeçares: Babai është fajtor, jam konfrontuar me të Muret ku shkarravitej qëllimshëm, emri i së miturës

Djali i përdhunuesit të 15-vjeçares: Babai është fajtor, jam konfrontuar me të

09:55, 01/06/2020
A+ Aa A-

Skandali i abuzimit fizik dhe poshtërimit moral të një fëmijë në Tiranë, nga një burrë 65 vjeç dhe tre të tjerë pas tij, vazhdon. Kësaj radhe në fokus është i biri i përdhunuesit, i akuzuar me fakte në media, se ushtronte presion ndaj familjes së viktimës 15-vjeçare, pas denoncimit që i bënë babait të tij.

“Poshtë pallatit të tyre qëndron një grup të rinjsh, me në krye djalin e të akuzuarit si përdhunues” – shkroi gazetarja Anila Hoxha në shënimin e bërë në Fb.

Menjëhërë pas këtij denoncimi public, djali i Abaz Dokut, ka nxituar të deklarohet në media se e dënonte aktin e babait të tij, por se i ati “nuk kishte kryer marrëdhënie me dhunë”.

“Jam konfrontuar fizikisht me tim atë, para një viti I kërkova drejtorit të shkollës ta heqë nga puna. Kërkoj nga drejtësia që ta dënojë tim atë. E dënoj veprimin e babait tim. Babai na tha se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë. Babai është fajtor sepse vajza është e mitur.”

    Babai i tij Abaz Doku akuzohet për 4 vepra penale: "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur"; "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç", "Shtytja e të miturëve në krim" dhe "Vepra të turpshme", të gjitha kryer në bashkëpunim.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gj 01/06/2020 10:03

    CA behet tu var e tu vrar per dite njerzit,booboo

    Shto koment

    Denonco