E rrahën dhe e mbajtën peng, policia jep detajet nga sherri në Durrës

E rrahën dhe e mbajtën peng, policia jep detajet nga sherri në Durrës

08:41, 01/06/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e Kënetës në Durrës ku disa të rinj u konfliktuan me njëri-tjetrin. Policia ka dhënë detaje për ngjarjen pasi ka vënë në pranga dy persona që goditën me sende të forta një 35-vjecar.

Dy persona të identifikuar si T. C., 33 vjeç dhe E. C., 24 vjeç, banues në Durrës, goditën me sende të forta shtetasin F. L., 35 vjeç, banues në Durrës, dhe e mbajtën disa kohë në një dhomë në banesën e shtetasit E. C.

Shtetasi F. L. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Goditën me sende të forta një 35-vjeçar, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

T. C., 33 vjeç dhe E. C., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 31.05.2020, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. L., 35 vjeç, banues në Durrës, duke e mbajtur disa kohë në një dhomë në banesën e shtetasit E. C.

Shtetasi F. L. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Plagosja e rëndë me dashje" e kryer në bashkëpunim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco