Sherri masiv mes të rinjve në Durrës/ Shoqërohen dy autorët e dyshuar të plagosjes

Sherri masiv mes të rinjve në Durrës/ Shoqërohen dy autorët e dyshuar të plagosjes

22:23, 31/05/2020
A+ Aa A-

Dalin detaje të reja nga plagosja në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Siç raporton gazetari i Syri-t, Aldo Mustafa, një grup të rinjsh janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë një debati i cili ka agravuar në përdorimin e thikave.

I plagosuri, F.L, 35 vjeç është dërguar me urgjencë drejt Spitalit, ku sipas policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë janë shoqëruar drejt ambjenteve të komisariatit dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 31.05.2020, rreth orës 22:00, në lagjen nr 17, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit A.C., 46 vjeç, dhe T.C., 43 vjeç, kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.L., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pas njoftimit të marrë kanë ndërhyrë menjëherë duke  bërë kapjen në flagrancë dhe shoqërimin e dy autorëve të dyshuar  në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco