Vijojnë ngjarjet kriminale/ Një i plagosur në Durrës

Vijojnë ngjarjet kriminale/ Një i plagosur në Durrës

22:07, 31/05/2020
A+ Aa A-

Shënohet një tjetër ngjarje kriminale në vend.

Sipas asaj që mëson Syri.net, pak minuta më parë një qytetar ka mbetur i plagosur në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës, pranë zyrave të Njësisë Vendore.

Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një konflikt mes dy të rinjve që më pas ka degjeneruar në përdorimin e thikave.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë nuk ka ende informacione mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit.

Kujtojmë se pak orë më parë një 65-vjeçar u gjend i vrarë në Himarë, ndërsa mbrëmjen e shkuar pati disa ngjarje kriminale me dy të vdekur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco