Vrasje në Himarë

Vrasje në Himarë

19:15, 31/05/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Himarë, ku një 65-vjeçar është gjetur i pajetë midis fshatrave Kuç dhe Qeparo.

Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për shtetasin Ylli Luçaj, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, raporton Syri.net.

Viktimës ndërkohë i janë gjetur dy plumba në trup.

Sipas policisë, po krihet zona si dhe po vijon  shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 31.05.2020, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Himarë  ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e policisë po krehin zonës si dhe po vijon  shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen

Grupi hetimor i përbërë nga  specialistë të Hetimit të Krimit në  Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krimeve të Rënda të  Drejtorisë Vendore të  Policisë  Vlorë  nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco