E pazakontë/ 44 vjeçari në Tiranë futet në shtëpi për të grabitur bashkëjetuesen e tij

E pazakontë/ 44 vjeçari në Tiranë futet në shtëpi për të grabitur bashkëjetuesen e tij

16:22, 31/05/2020
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar dhe bashkëpuntorin e tij 33 vjeç pasi akuzohet për disa vepra penale, ndër to dhe dhunimin i bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2 bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit K. A., 44 vjeç. Arrestimi i tij u bë për veprat penale veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka vjedhur banesën e bashkëjetueses së tij, ndaj së cilës ka ushtruar edhe dhunë fizike, në menyrë të vazhdueshme.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi është gjetur një thikë dhe 3 shkopinj bejsbolli.

Po gjatë veprimeve të para hetimore u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi B. L., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhje, të cilit gjatë kontrollit të banesës iu gjet një armë gjahu që e mbante pa leje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco