Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Lirimi i zyrtarëve të bashkisë Berat, prokuroria kërkon rikthimin në burg

Lirimi i zyrtarëve të bashkisë Berat, prokuroria kërkon rikthimin në burg

14:30, 31/05/2020
A+ Aa A-

Masa e arrestit ‘detyrim paraqitje’, e dhënë disa ditë më parë nga Gjykata e Beratit për dy drejtuesit e bashkisë Berat: Poli Ikonomi dhe Llazar Hoxholli, të cilët u arrestuan për vdekjen e 5-vjeçarit në zbukurimet e parkut të qytetit, ka irrituar mjaft prokurorin e çështjes.

Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat në lidhje me masën e sigurisë,ka qenë i fuqishëm reagimi i Institucionit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Prokurori i çështjes Olgert Rumniçi, ka apeluar një ditë më pas ‘masën e sigurisë’,të dhënë nga gjyqtari Durim Hasa, njëkohësisht kryetar i Gjykatës së Beratit.

Sipas Prokurorit Rumniçi, gjykata nuk ka marrë parasysh asnjë provë hetimore të siguruar nga prokuroria në lidhje me këtë ngjarje tragjike.

Në rekursin e prokurorit Olgert Rumniçi, thuhet se provat e siguruara nga Prokuroria ishin të mjaftueshme për të vlerësuar ‘të ligjshëm’ arrestimin e dy drejtuesve të bashkisë së Beratit dhe për ti lënë ata në burg, nën masën e sigurisë ‘arrest në burg’ pa afat.

Por megjithë provat e siguruara nga organi i akuzës për Ikonomin dhe Hoxhollin, gjyqtari Durim Hasa jo vetëm që nuk i mori parasysh por i la ata të lirë duke u dhënë masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Poli Ikonomi dhe Llazar Hoxholli u akuzuan për ‘shpërdorim detyre’,bazuar në Nenin 248 të Kodit të Procedurës Penale, ndërkohë që edhe 4 elektricistë të bashkisë po procedohen në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 22 Maj në parkun e qytetit të Beratit, ku një 5-vjeçar nga komuniteti Rom gjeti vdekjen duke luajtur në tunelin me drita, pjesë e dekorit të bashkisë për festat e fundvitit.

Në lidhje me ngjarjen tragjike edhe familjarët e fëmijës akuzuar bashkinë për vdekjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco