I bie shkëmbi në kokë, dërgohet me helikopter në spitalin e Traumës 56 vjeçari nga Tropoja

I bie shkëmbi në kokë, dërgohet me helikopter në spitalin e Traumës 56 vjeçari nga Tropoja

13:42, 31/05/2020
A+ Aa A-

Një 56-vjeçar banues në fshatin Shoshan, në Tropojë është dëmtuar rëndë në kokë. Mësohet se 56-vjeçari së bashku me disa persona të tjerë po pastronin në mënyrë vullnetare kanalin vaditës të disa fshatrave të zonës.

Gjatë këtij momenti një gurë është shkëputur nga shkëmbi dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar 56-vjeçari, B.L,.

Ndërkohë ai është dërguar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe po mer ndihmën e parë mjekësore.

Tropojë/Informacion

Më datë 30.05.2020, është paraqitur në spitalin e Tropojës, i dëmtuar nê kokë shtetasi B.L., 56 vjeç banues në fshatin Shoshan, Tropojë.

Shtetasi B.L., së bashku me disa persona të tjerë, kanë qenë duke punuar vullnetarisht për pastrimin e kanalit vaditës të fshatrave Shoshan dhe Cërrnicë, ku si pasojë e shkëputjes së një guri nga një shkëmb (shkaqe natyrore) është dëmtuar në kokë.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është dërguar me helikopter për në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për ngjarje aksidentale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco