Vdekja e 17-vjeçarit në Vlorë, pranga edhe drejtuesit teknik të firmës

Vdekja e 17-vjeçarit në Vlorë, pranga edhe drejtuesit teknik të firmës

11:52, 31/05/2020
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka vënë në pranga Ersel Mullai, drejtuesin teknik të kompanisë privateku punonte 17-vjeçari Jaup Bekotaraj, i cili humbi jetën ditën e djeshme më 30 maj.

Më parë ishte arrestuar dhe manovratori Bujar Xhakeri, i cili goditi minorenin me vinç duke i shkaktuar vdekjen.

''Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasit E. M., 32 vjeç, me detyrë drejtues teknik dhe  B. Xh., 29 vjeç, me detyrë manovrator i mjetit gërmues, të dy banues në Radhimë.  Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme, gjatë punimeve për hapjen e një shesh parkimi në lagjen "Ujë i Ftohtë" është goditur me mjetin gërmues dhe ka gjetur vdekjen në vend shtetasi J. B., 17 vjeç, banues në Radhimë'', thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco