FOTO/ Shkrumbohet banesa në Patos Foto ilustruese

FOTO/ Shkrumbohet banesa në Patos

08:49, 31/05/2020
A+ Aa A-

Përfshihet nga flakët në orën 3 :30 të mëngjesit të kësaj të djele një banesë në fshatin Kuqar të bashkisë Patos .

Zjarri ka rënë në banesën e  zotit I. Rapaj , ku fatmirësisht vetëm dëme të shumta materiale, shkruan Syri.net.

Janë shkrumbuar totalisht 1 makinë dhe magazina, me dru dhe pajisje shtëpiake si dhe  shpendët pula dhe zogj.

Në vendngjarje janë zjarrëfikëset  e Patos Fierit dhe e Albpetrolit, por edhe policia për të mësuar shkaqet.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 04:30, në fshatin Kuqar, Patos, pranë banesës së shtetasit I. Rr., ka rënë zjarr dhe është djegur depoja ku mbante sende pune shtëpiake dhe makina e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe shkakun e rënies së zjarrit.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco