Vrasje, plagosje, aksidente, shpërthime, përdhunime/ Kurse Rama e Veliu gërmojnë nëpër FB

Vrasje, plagosje, aksidente, shpërthime, përdhunime/ Kurse Rama e Veliu gërmojnë nëpër FB

23:36, 30/05/2020
A+ Aa A-

Shqipëria u përfshi nga një valë dhune të shtunën, me një seri krimesh që tronditën opinionin publik sidomos në darkë.

Një vrasje u regjistrua në orët e mbrëmjes, ndërkohë që më herët ishte raportuar edhe për një plagosje.

Më vonë pati edhe një shpërthim, ndërsa aksidentet vdekjeprurëse nuk janë më lajm i ri. Edhe vetëvrasjet janë bërë thuajse normalitet.

Kurse opinioni mbeti i shokuar nga përdhunimi i një minorene nga një grup i udhëhequr prej një të moshuari.

Kaq shumë krime në një ditë nuk mund të konsumojë as edhe një vend me dhjetëfishin e popullsisë së Shqipërisë.

Megjithatë këtu krimi po bëhet normalitet.

Nga ana tjetër, ata që duhet të luftojnë krimin, ose janë bërë njësh me të, ose janë duke u marrë zakonisht me Facebook-un e njerëzve. Këtë gjë bëjnë që nga kryeministri Edi Rama e deri te kryepolici Ardi Veliu. Sepse mendojnë se qeverisja bëhet në Fb, duke rrënuar nëpër profile njerëzish.

Kurrë më poshtë nuk ka rënë qeverisja në një vend, e megjithatë ekziston frika se kjo gjendje e rëndë po bëhet normaliteti i ri në vend. Nuk është habi që nesër të thonë se krime ndodhin në mbarë botën, madje bëhen edhe filma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco