VIDEO/ Vrasja në Kurbin, njëri prej të plagosurve dyshohet se është autori

VIDEO/ Vrasja në Kurbin, njëri prej të plagosurve dyshohet se është autori

23:20, 30/05/2020

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Kurbin.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin para një hoteli në aksin rrugor Lezhë-Mamurras afër kryqit të Gjormit, ku një person ka qëlluar me armë zjarri. 

I vdekur ka mbetur 37-vjeçari Bujar Lika, ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit Paulin Gjergji dhe Kreshnik Tusha, 21 vjeç.

Pranë trupit të viktimës është gjetur një armë, që nuk dihet nëse është përdorur gjatë shkëmbimit me armë zjarri.

21-vjeçari i plagosur Kreshnik Tusha është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Dyshohet se mes të plagosurve ndodhet dhe autori i ngjarjes, por është ende e paqartë se cili prej të plagosurve është ai.

Shkak i shkëmbimit të zjarrit, mendohet  të ketë qenë një konflikt i hershëm mes tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco