EMRI/ Kush është 28-vjeçari i plagosur në Shijak

EMRI/ Kush është 28-vjeçari i plagosur në Shijak

21:46, 30/05/2020
A+ Aa A-

Një 28 vjeçar është plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në Shijak.

Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit të qytetit, ndërsa informacione paraprake nga vendngjarja bëjnë me dije se Henri Isai është plagosur në këmbë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje dhe me identitetin e autorit.

Forca të shumta policore kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.

Njoftimi i Policisë:

Shijak/Informacion paraprak 

Më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi H.I., 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP  Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco