FOTO/ Furgoni del nga rruga, përfundon në përrua

FOTO/ Furgoni del nga rruga, përfundon në përrua

21:47, 30/05/2020
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Mirakë të Elbasanit ndërsa një furgon mallrash ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur i lënduar shoferi.

Mësohet se furgoni me targë AA079NY ka përfunduar disa metra jashtë rrugës në një përrua.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte por edhe lagështira në rrugë.

Policia është nisur për në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco