Plagoset me armë zjarri 28-vjeçari në Shijak

Plagoset me armë zjarri 28-vjeçari në Shijak

21:36, 30/05/2020
A+ Aa A-

Plagoset me armë zjarri një 28-vjeçar në qytetin e Shijakut.

Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit, ndërsa i plagosuri ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

Informacioni paraprak i Policisë:

Më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi H.I., 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP  Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco